Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane

nga D. V.

Shkup, 22 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja.

“Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të matshme që vetë BE ka vendosur, por se vendosmëria, një qasje e drejtë dhe një rrugë e parashikueshme janë të nevojshme për përparimin e vendit dhe shtoi se vendi qëndron fort në prioritetet e tij strategjike: anëtarësimin në NATO, angazhimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Ministri iu referua gjithashtu anëtarësimit në NATO dhe kontributit të vendit në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale, duke përfshirë edhe Partneritetin për Siguri dhe Mbrojtje midis Maqedonisë dhe BE-së, si dhe marrëveshjeve të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë.

Lidhur me ekonominë, Ministri theksoi se sipas statistikave të fundit, Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe në Evropë për sa i përket vëllimit të investimeve të huaja në raport me PBPV-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More