Mucunski: Evropa nuk mund t’i lejojë vetes vakuum politik-të sigurisë në rajonin tonë

nga D V

Shkup, 6 dhjetor – Gjatë prezantimit të pozicionit për “zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese” nuk premtuam se brenda natës do të zgjendet zgjidhje, por themi se kemi pozicion parimor dhe atë e argumentojmë para komunitetit ndërkombëtar, vendeve anëtare dhe institucioneve evropiane. me këtë qasje e mbrojmë interesin nacional, përkatësisht të mos jemi në situatë, siç ishim në të kaluarën, me veto të papritur, ndërkaq njëherit e mbrojmë edhe kredibilitetin afatmesëm dhe afatgjatë të Bashkimit Evropian, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Ai në intervistë për magazinën politike “360 gradë” tha se qëndrimi për zbatimin e shtyrë është prezantuar në shumë tkaime dhe e tregon gatishmërinë e Qeverisë për kompromis, por kompromis i cili bartë siguri.

“Shumë nga bashkëbiseduesit nga Bashkimi Evropian konsiderojnë se qasja jonë është logjike, korrekte dhe adekuate, por ajo është qasje që kërkon pranim nga Bullgaria si fqinje e jonë”m shtoi Mucunski, duke cekur se bashkimi Evropian është i bazuar në kultirë të kompromisit.

Sipas tij, nga marrëdhëniet e nxituara të bazuara në afate abstrakte jemi këtu ku jemi, me bllokada të reja dhe veto. Prandaj, thekson, nuk është logjike të punojmë me afate, por me parime dhe qëndrim të qartë, siç punojmë për momentin.

Lidhur me mundësinë për gjetje të zgjidhjes për vazhdim të rrugës eurointegruese, minsitri Mucunski theksoi se BE-ja nuk mund t’i lejojë vetes zvarritje shtesë të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

“Shikuar nga aspekti gjeostrategjik, Evropa nuk mund t’i lejojë vetes vakuum politik-të sigurisë në rajonin tonë. Ne jemi vend i cili tërësisht është i harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë së BE-së dhe i cili miratoi agjendë reformuese. Do të vazhdojmë me reformat në të gjitha sferat, duke i ndjekur rekomandimet e BE-së”, tha Mucunski.

Ministri e thekson edhe bindjen personale se, nëse fokusi vihet në reformat reale, do të jemi njëra prej vendeve e cila më së shpejti lëvizë drejt anëtarësimit të plotë.

“Nëse me të vërtetë kahëzohemi drejt reformave evropiane, në mënyrë proaktive dhe me masa konkrete, do të jetë vështirë për cilin do vend në afat më të gjatë të na bllokojë. Kur keni vend që është tërësisht i harmonizuar dhe i cili zbaton reforma në vepra, barra për atë i bie Qeverisë, ministrave, por edhe sektorit joqeveritar dhe mediumeve. Duhet bashkarisht të lëvizim në atë proces, ta reformojmë shtetin, dhe nuk kam dyshim se do të jemi një prej vendeve i cili më së shpejti do të lëvizë drejt anëtarësimit të plotë në momentin kur Unioni do të hapet për anëtare të reja”, konsideron ministri Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More