Mucunski – Frangesh: Mbështetje e fuqishme nga Sllovenia në rrugën drejt BE-së

nga D V

Shkup, 3 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi sot realizoi takim me të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Në takim, siç kumtoi MPJ, u bë fjalë për dinamikën rajonale dhe gjendjet në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq u cek edhe nevoja për përshpejtim të proceseve eurointegruese, që është në interes të rajonit më të gjerë. Njëherit, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga Sllovenia në rrugën drejt BE-së, si dhe angazhimet e vazhdueshme për stabilitet dhe prosperitet rajonal.

“Në bisedime u cek se Sllovenia mbetet partnere e rëndësishme, si për zhvillimin e kapaciteteve për realizimin e prioriteteve të jashtme politike, ashtu edhe për zbatimin e reformave, plrmes ndarjes së pëvojave të tyre për avancim të kapaciteteve administrative dhe ligjvënëse të vendit”, ceket në kumtesën e MPJ-së.

Të dyja palët, bashkarisht i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve miqësore, me theks të posaçëm në këmbimin tregtar dhe rrelacionet e prëgjithshme ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More