Mucunski – Gerapetritis: Një hap para në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike

nga Xh M

Shkup, 10 prill – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në margjinat e Forumit Ekonomik Delfi në Greqi, ka realizuar takim me homologun grek Jorgos Gerapetritis. Mucunksi potencoi se takimi përfaqëson hap të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike.

Në takim, siç qëndron në publikimin në Fejsbuk, ishte theksuar gatishmëria e përbashkët dhe nevoja për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh – përmes dialogut të intensifikuar dhe politik, lidhje me prioritet në infrastrukturë dhe energjetikë, si dhe dinamikë të re në ekonomi, kulturë dhe turizëm.

“Gjatë kësaj, shpreha mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën mjekësore në kohë dhe cilësore që Greqia u dha disa të lënduarve në tragjedinë e Koçanit – gjest i fortë dhe pasqyrim i miqësisë së sinqertë mes dy vendeve fqinje”, tha ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More