Mucunski mirëpriti ministrin shtetëror të Punëve të Jashtme të Katarit, Sulltan Bin Saad Al Muraiki

nga D. V.

Shkup, 9 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ishte nikoqir i ministrit shtetëror të Punëve të Jashtme të Katarit, Sulltan Bin Saad Al Muraiki, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, njofton Ministria.

Dy ministrat janë dakorduar se vizita paraqet konfirmim për vlerat e ndara dhe përkushtimin e ndërsjellë ndaj zhvillimit më dinamik të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në lidhjet ekonomike dhe shkëmbimin tregtar.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet e përgjithshme midis dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre, gjatë të cilit u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin e deritanishëm, përfshirë edhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit, si dhe potencialit për promovimin e bashkëpunimit arsimor dhe kulturor”, thuhet në kumtesën e MPJTJ.

Në mënyrë shtesë, janë hapur çështje të ndërlidhura me avancimin e kornizës së kontraktuar, vendosjes së sërishme të linjës së drejtpëdrejtë ajrore Shkup – Doha, si dhe formave tjera të bashkëpunimit sektorial.

Bisedimet kanë përfshirë edhe tema të karakterit rajonale dhe ndërkombëare, duke mbuluar edhe sfida aktuale dhe globale me interes të përbashkët për dy vendet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More