Mucunski: Mirëseardhje për përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kallas

nga D. V.

Shkup, 23 maj – Mirëseardhje për përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas në Shkup, shkroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timçoi Mucusnki në profilin e tij në Fejsbuk.

“Para nesh ështtë plotësuar axhenda me më shumë takime, në të cilat pres diskutim konstruktiv dhe të hapur. Në fokus të bisedimeve do të jetë perspektiva e padyshimtë evropiane e shtetit tonë, harmonizimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit, nevoja nga përshpejtimi i procesit të aderimit, si dhe përkushtimi i vazhdueshëm i zbatimit të reformave, publikoi Mucunski.

Në kuadër të vizitës, informoi ministri Mucunski do të mbahet edhe Dialogu i parë për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian, në kontekst të Partneritetit për siguri dhe mbrojtje, të nënshkruar në nëntor të vitit 2024, që paraqet hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More