Mucunski në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së

nga D V

Shkup, 15 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të mbajë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.

Takimi, siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, organizohet në kuadër të praktikës së krijuar për mbajtjen e takimeve të rregullta pune me ambasadorët me qëllim të shkëmbimit të mendimeve për çështjet aktuale në procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.

Në pjesën e hapur të takimit, siç është paralajmëruar, fjalim do të kenë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More