Mucunski në takim me udhëheqjen e “Maqedonia 2025”

nga D. V.

Shkup, 12 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të takohet me udhëheqjen e “Maqedonia 2025”.

 Vizita është pjesë e një serie takimesh pune që ministri Mucunski do t’i realizojë gjatë javës me udhëheqjen e odave ekonomike, paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

 “Maqedonia 2025” është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare, misioni kryesor i së cilës është të krijojë dhe avancojë një platformë dinamike për ndarjen e njohurive në fushat e biznesit, ekonomisë, teknologjisë, lidershipit dhe inovacionit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More