Mucunski, Nikolovski, Koçovska, Velkovski, Andonovski dhe Toshkovski në kombinatorikë për ministra të rinj?

nga Xh M

Shkup, 17 maj – Mediat maqedonase po shkruajnë se tanimë po vizatohen konturet e strukturës së Qeverisë së re.

Si ministra të VMRO-DPMNE-së po përmenden disa bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE për portalin Press24, nënkryetarët Timço Mucunski, Aleksandar Nikolovski dhe Gordana Dimitrievska Koçovska duhet të marrin pozitat e para në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe Financave.

Në Ministrinë e Transportit dhe Ministrinë e Administratës dhe Shoqërisë Informatike po përmenden Gjoko Velkovski dhe Stefan Andonovski, ndërsa ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pritet të jetë në Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë me koalicionin VLEN pritet edhe kombinime tjera, pasi që ky koalicion shqiptar pritet të ketë 6 ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More