Mucunski: Nuk ka marrëveshje me Britaninë e Madhe për pranimin e migrantëve

nga Xh M

Shkup, 11 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasditen e sotme përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, theksoi se e hedh kategorikisht poshtë dezinformimin se Qeveria ose Ministria kanë diskutuar ose kanë arritur çfarëdo marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar për pranimin e migrantëve.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot e ka thirrur ministrin Mucunski që më së voni deri nesër ta informojë opinionin nëse po zhvillohen bisedime me Britaninë e Madhe për stacionimin e migrantëve në vendin tonë. Filipçe këtë e deklaroi duke komentuar shkrimin e publikuar në “Politico” se Britania është gjithnjë e më afër marrëveshjes për hapjen e një qendre për riatdhesimin e migrantëve në një shtet të Ballkanit Perëndimor.

“E hedh plotësisht poshtë dezinformimin se Qeveria ose Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kanë biseduar ose kanë lidhur çfarëdo marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar për pranimin e migrantëve. Diçka e tillë nuk ekziston – as si iniciativë, as si qëllim politik”, ka deklaruar Mucunski në postim.

Mucunski theksoi se këto spekulime janë të pabazuara, të dëmshme dhe shërbejnë vetëm për përfitime ditore politike. “Në vend të përhapjes së lajmeve të rreme, presim që të gjithë aktorët politikë t’u përmbahen fakteve dhe të tregojnë minimum përgjegjësie. Deklarata të tilla, fatkeqësisht, janë shprehje e mosnjohjes së plotë të gjendjeve dhe angazhimeve aktuale diplomatike të shtetit. Me Mbretërinë e Bashkuar kemi partneritet strategjik të bazuar në besim të ndërsjellë, bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë, e jo në spekulime dhe senzacionalizëm”, ka shkruar Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More