Mucunski për vizitë në Kazakistan: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe politik

nga D. V.

Shkup, 9 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot po qëndron për vizitë pune në Astanë, Republika e Kazakistanit, fokusi i së cilës është në avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve.

Në kuadër të vizitës, ministri Mucunksi, së bashku me drejtorin e Zonave teknologjike-industriale, Goce Dimovski dhe koordinuesin nacional për turizëm, Akan Mahmud, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra ndërkombëtare financiare Astana. Krahas kësaj, u tkaua edhe me ministrin për tregti dhe integrim të Kazakistanit, Arman Shakaliev.

“Në kontekst të angazhimeve të Qeverisë për tërheqje të investimeve të huaja, në takime u prezantua klima investuese stabile dhe kushtet konkurruese që i ofron shteti – posaçërisht në sektorin industrial dhe teknologjik, si dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e turizmit”, informojnë nga MPJdheTJ.

Të dyja palët u dakorduan për nevojën e përforcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast u inicua edhe ideja për organizim të një forum biznesi në Shkup, si hap konkret në atë drejtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More