Mucunski për vizitë në Paris, në fokus riafirmimi i mbështetjes franceze për eurointegrimet

nga D. V.

Shkup, 5 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Paris, Republikën Franceze.

Vizita, siç informojnë nga MPJdheTJ, do të fillojë me takimin me homologun e tij, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës Franceze, Zhan-Noel Baro, pas së cilës pason takimi i punës me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar për Evropën.

Në kuadër të vizitës, Mucunski, siç është paralajmëruar, do të realizojë takim edhe me Bertran Bishvalter, këshilltar për Evropën kontinentale dhe Turqinë e presidentit të Republikës Franceze, Emanuel Makron.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga MPJdheTJ, do të jenë përparimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, riafirmimi i mbështetjes franceze për procesin eurointegrues të vendit tonë, si dhe shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale rajonale, evropiane dhe globale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More