Mucunski takon sekretarin shtetëror në Ministrinë e Çështjeve Federale, Europiane dhe Ndërkombëtare të krahinës gjermane Rajna Veriore – Vestfalia

nga Xh M

Shkup, 13 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka pasur takim pune me sekretarin shtetëror në Ministrinë për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të krahinës Rajna Veriore – Vestafalia, Mark Shpajh, i cili ndodhet për një vizitë pune dyditore në vend.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për mundësitë aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit të ofruara nga Deklarata e Përbashkët për Bashkëpunim të lidhur mes dy qeverive në vitin 2021.

Ministri Mucunski shprehu kënaqësi nga fakti që vendi ynë mban takime të shpeshta dhe kontakte të vazhdueshme në nivelin më të lartë me krahinën më të madhe gjermane, me të cilin për momentin kemi një nivel veçanërisht të lartë të bashkëpunimit dypalësh.

“Konfirmuam reciprokisht bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik me këtë krahinë dhe pjesën e saj të konsiderueshme në bashkëpunimin e përgjithshëm të vendit tonë me Republikën Federale të Gjermanisë, që mundëson që shkëmbimi tregtar të jetë në nivelin më të lartë në vitet e fundit”, qëndron në njoftim.

Sekretari shtetëror Shpajh shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me bindje se e njëjta do të intensifikohet si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Ai rikonfirmoi edhe mbështetjen krahinore për procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, i cili luan një rol të rëndësishëm në sistemin vendimmarrës në nivel federal.

“Ministri Mucunski e konfirmoi gatishmërinë e vendit tonë për bashkëpunim më intensiv sektorial me provincën më të populluar gjermane, ku jeton dhe vepron një pjesë e konsiderueshme e diasporës sonë në Gjermani dhe është seli e shumë kapaciteteve kryesore industriale dhe afariste”, njoftuan nga Ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More