Muhamed Elmazi: Kondova dha mesazhin, ndryshimi është rruga jonë

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka deklaruar se takimi me qytetarët në fshatin Kondovë dha mesazhin se ndryshimi është rruga e Sarajit.

“Takimi spontan në Kondovë u shndërrua në një tubim të madh zemrash.

Së bashku me zv.kryeministrin e parë, Izet Mexhitin, ndjemë përqafimin e sinqertë të banorëve që gjithmonë kanë qenë pjesë e fitoreve të mëdha.

Kondova e guximit dhe e vendimeve historike, sot na dha edhe njëherë mesazhin e qartë: ndryshimi është rruga jonë dhe fitorja është e pashmangshme”, shkruan Elmazi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More