Muhamed Elmazi nis përgatitjet për garën në Saraj: “Strategjia e fitores po ndërtohet”

nga Redaksia

Saraj, 24 gusht – Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga koalicioni VLEN, Muhamed Elmazi, ka bërë të ditur se ka filluar punën me aktivin politik të subjektit për ndërtimin e strategjisë zgjedhore, transmeton zhurnal.mk.

“Së bashku me aktivin politik të VLEN-it po ndërtojmë strategjinë e fitores në Saraj. Kjo parapërgatitje për hapjen e shtabit do të jetë vetëm fillimi i ndryshimit që po vjen”, deklaroi Elmazi.

Ai theksoi se hapja e shtabit zgjedhor do të shënojë një fazë të re për fushatën, duke u angazhuar për një mobilizim të gjerë në terren dhe një program që, sipas tij, do të sjellë ndryshime pozitive për komunën e Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More