Muhamed Murtezi i bashkohet VLEN-it për një qeverisje me vlera dhe integritet, njofton Izet Mexhiti

nga Redaksia

Shkup, 31 korrik – VLEN-i po forcohet me një emër të njohur për shoqërinë civile dhe opinionin publik shqiptar. Muhamed Murtezi, doktor i mjekësisë, magjistër i eurointegrimeve, botues dhe aktivist i palodhur për më shumë se tre dekada, zyrtarisht i është bashkuar kësaj force politike “VLEN”, njofton Izet Mexhiti, shkruan Zhurnal.mk.

Murtezi njihet për kontributin e tij nga Likova deri në Strugë, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare dhe zhvillimit shoqëror. Ai sjell me vete dije, përvojë dhe profesionalizëm, duke përforcuar vizionin e VLEN-it për një qeverisje më efikase dhe të hapur ndaj ideve të reja.

“Kualiteti – IA VLEN! Dyert tona janë të hapura për çdo zë të përgjegjshëm dhe çdo mendje të lirë”, ka theksuar Izet Mexhiti, duke e cilësuar përfshirjen e Murtezit si vlerë të shtuar për mozaikun e intelektualëve, profesionistëve dhe aktivistëve që i bashkohen VLEN-it çdo ditë.

Me këtë hap, VLEN-i konfirmon se po bëhet zgjedhja kryesore e figurave të respektuara që synojnë ndryshimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More