Mundësi për rritje të nivelit të ujërave të lumenjve

nga Xh M

Shkup, 5 prill – Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm kur lëvizin pranë lumenjve. Autoritetet kanë dalë me këtë rekomandim pas paralajmërimeve të drejtorisë për punë meteorologjike për shiun që pritet të bjerë. “Në orët e pasdites ekziston mundësia për shfaqje lokale të reshjeve të intensifikuara të shiut, ndërsa në disa pjesë të disa grykave të vogla dhe zonave të thata mund të ketë rritje të shpejtë të nivelit të ujërave”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas tyre mund të ketë reshje më të mëdha në disa pjesë të qyteteve, si Tetovë dhe perëndimi i Shkupit.

Në ditët e kaluara pati reshje shiu të cilat shkaktuan përmbytje në Batincë të Shkupit, kur lumi doli nga shtrati.

Nga nesër pritet ndryshim i motit. Meteorologët për të hënën paralajmërojnë mot të ndryshueshëm dhe të ftohtë, me reshje të lehta bore në disa vende. Do të fryjënë erëra mesatare dhe të forta nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale në mëngjes do të jenë nga -5 deri në 1 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të jenë nga 2 deri në 10 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More