Mexhiti viziton Preshevën, pritet në takim nga kryetarja Ardita Sinani

nga Xh M

Preshevë, 5 prill – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Preshevë ka takuar kryetaren e komunës , Ardita Sinanin. Mexhiti njofton se mes tjerash është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Llojan–Miratoc dhe për mbështetje të studentëve nga Presheva.

Sot isha në Preshevë, ku pata kënaqësinë të takohem me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Në një bisedë të hapur dhe miqësore, riafirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Luginën e Preshevës dhe angazhimin për të qenë gjithmonë pranë këtij rajoni.

Diskutuam hapur për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësinë e hapjes së pikës kufitare Llojan–Miratoc, një hap kyç për rritjen e lidhjes ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, biseduam për mënyrat konkrete të mbështetjes së studentëve nga Presheva që ndjekin studimet në universitetet tona, si dhe për iniciativat që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

Faleminderit Preshevë për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëbisedimin plot vullnet të mirë!

https://www.facebook.com/share/p/1EdhSXhPFL/?mibextid=wwXIfr

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More