Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për median gjermane WELT, Kos vlerësoi reformat e integrimit të Shqipërisë dhe deklaroi se mundësitë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në vitin 2030 janë shumë të mëdha.
“Mund ta kuptoj shumë mirë zhgënjimin në Ballkanin Perëndimor. Unë vij nga kjo zonë. Po ju paraqes një krahasim. Nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ne kemi Malin e Zi dhe Shqipërinë, që po ecin shumë mirë me reformat e integrimit. Ata e kuptojnë procesin e zgjerimit si një transformim të ekonomisë së tyre, duke përfshirë edhe fusha të tjera të jetës.