Mungesa e autobusëve në Haraçinë, Ibraimi pret përgjigje nga Qyteti i Shkupit

nga Xh M

Shkup, 22 nëntor – E mungesa e transportit publik po e vështirëson edhe jetën e banorëve të Haraçinës, thotë kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Sipas tij, disa studentë nga kjo komunë në periferi të Shkupit, i kanë ndërprerë studimet në universitare nga mungesa e autobusëve. Ibrahimi tregoi për TV21 se kanë dërguar e-maile zyrtare në kabinetin e Qytetit të Shkupit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje për ndonjë zgjidhje për transportit publik.

“Në këtë rast është e pakuptimtë që të kemi obligime financiare dhe mos ta kemi shërbimin që realisht duhet me ligj të mbulohet pjesa e komunës tonë. Jam detyruar që të organizohemi ne si komunë këtë shërbim për qytetarët por është e pamundur për shkak se edhe kufizohemi me komunat tjerat, siç është komuna e Gazi Babës, Qendër, përderisa në mes këtyre komunave nuk kemi një bashkëpunim është e pamundur ne si komunë t’i shërbejmë qytetarët, të jemi kështu të varur dhe në asnjë mënyrë për ta zgjidhur këtë problematikë të banorëve tanë”, shtoi Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More