Mural i veçantë në Manastir – shënohen 30 vjet marrëdhënie miqësore Maqedoni – Australi

nga Xh M

Manastir, 29 nëntor – Ambasadori i Australisë në Maqedoninë e Veriut, Peter Traswell, së bashku me kryetarin e Manastirit, Toni Konjanovski, promovuan sot një mural të ri të realizuar nga artisti australian Fintan Magee.

Murali simbolizon miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe u krijua në kuadër të përvjetorit të 30 vjetëve marrëdhënie diplomatike.

Artist i famshëm ndërkombëtarisht, Fintan Magee, ka realizuar murale në Indi, Gjermani, Islandë, Austri, SHBA dhe Romani, dhe këtë vit punoi në Manastir, duke përfshirë simbole të rëndësishme si lulet kombëtare dhe Opera House e Sidneit.

Murali ndodhet në qendrën e Manastirit, pranë Shtëpisë së Shëndetit dhe Çarshisë së Vjetër, duke u bërë një atraksion i ri për qytetarët dhe vizitorët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More