Murati: Në asnjë pikë, Kushtetuesja s’përmend që nënkryetari i jepet Listës Serbe

nga D. V.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, i cili, sipas tij, nuk i jep ndonjë të drejtë ekskluzive Listës Serbe për postin e nënkryetarit, raporton Ekonomia Online.

“Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar që ndarja e deputetëve nga pakoja nuk ishte shkelje kushtetuese. Ka konstatuar që deputeti apo nënkryetari i pestë duhet të vijë nga deputetë që janë përfaqësues të komunitetit jo shumicë serb. Në asnjë pikë, në asnjë paragraf, në asnjë faqe nuk përmend që kjo e drejtë i jepet Listës Serbe. Mund të jetë njëri nga 10 deputetët serbë. Ka konstatuar që edhe mekanizmat debllokues, siç është rasti i tre tentativave për një kandidat, vlejnë edhe për nënkryetarin, si dhe mekanizmi tjetër debllokues ka konstatuar që është në rregull, që është zgjedhje përmes shortit,” ka thënë Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More