Murati për LDK-në: Çfarë katandisje e partisë që udhëhiqej nga Rugova, nga shtetformuese në votë-fotografuese

nga D. V.

Deputeti i Vetvëendosjes, Hekuran Murati, ka komentuar një deklaratë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se në rast që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për votim të fshehtë – një procedurë që Vetëvendosje po insiston ta përdorë në Kuvend për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare – ata do ta tregojnë “me kamerë votën kundër”.

Duke tentuar të ironizojë, Murati tha se partia që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova u kthye nga një parti shtetformuese në parti votë-fotografuese.

“Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More