Murtezani në Parlamentin Evropian në Bruksel takim me Kyçyk

nga D V

Shkup, 5 shtator – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Parlamentin Evropian në Bruksel realizoi takim me kryesuesin e Komisionit për Çështje Ligjore (JURI), Ilhan Kyçyk, anëtar i grupit parlamentar “Renew Europe”, për të shkëmbyer mendime lidhur me temat e rëndësishme që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Parlamentin Evropian në pjesën e procesit euro-integrues.

Ministri Murtezani falënderoi për mbështetjen konsistente parimore të Parlamentit Evropian në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes dialogut Zhan Mone, i cili paraqet element të rëndësishëm të angazhimit të përgjithshëm të BE-së për dosjen tonë evropiane.

Euro-deputeti Kyçyk riafirmoi mbështetjen e fuqishme për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe angazhimit konstruktiv si në nivel bilateral ashtu edhe në nivelin evropian. U diskutua edhe për emërimin e raportuesit të ri për Maqedoninë e Veriut në Komitetin për Punë të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian.

Në takim u diskutuan edhe mundësitë për përforcimin e dialogut bilateral, me theks në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More