Gashi-Fidan: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të mirë në kuadër të NATO-s

Hakan Fidan takon Afrim Gashin

nga D V

Shkup, 5 shtator –Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takim, siç njofton Gashi, është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane.

“Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale.

Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”, njofton Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More