Murtezani në takim të ministrave për Çështje Evropiane në Kopenhagë

nga D. V.

Shkup, 1 shtator – Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot dhe nesër, do të jetë pjesëmarrës në Takimin joformal të ministrave për Çështje Evropiane i cili zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Kryesimit të Danimarkës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Gjatë takimit, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me homologët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia, do të shkëmbejnë mendime për rëndësinë e Kritereve të Kopenhagës si bazë e procesit të zgjerimit dhe për konceptin e Integrimit gradual si mekanizëm për ruajtjen e perspektivës evropiane dhe për  forcimin e besueshmërisë të procesit të aderimit”, informon shërbimi për informim i Ministrisë së Çështjeve Evropiane. 

Sipas njoftimit të Presidencës daneze të BE-së, fokusi kryesor i takimit do të jetë në aspekte të ndryshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian nën titullin “Nga Kopenhaga përmes Kopenhagës në Kopenhagë”, me çka do të shqyrtohet procesi i zgjerimit gjatë presidencave të mëparshme të Danimarkës me bllokun në vitet 1993 dhe 2002, si dhe kriteret e dakorduara të Kopenhagës për anëtarësim që nga viti 2004.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More