Murtezani: Procesi o qasjes ndaj BE-së duhet të ketë fund

nga D. V.

Shkup, 30 korrik – Procesi i inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE duhet të ketë fund, tha ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin për çështje Evropiane dhe Mbrojtje të Irlandës, Tomas Birn, duke iu përgjigjur pyetjes deri kur Qeveria e Maqedonisë do të presë përgjigje nga Bullgaria lidhur me rezolutën e përbashkët për gjuhën dhe identitetin maqedonas në Parlamentin Evropian dhe qëndrimin e Sofjes dhe deklaratat e votuara në Kuvendin bullgar.

Murtezani tha se është ithtar i idesë se duhet të ndërtohen pozita të përbashkëta si fqinj dhe të respektohen kriteret e Kopenhagës, ku kushti i parë janë pikërisht marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Unë jam ithtar i idesë se rezolutat ose rastet e brendshme politike nuk duhet të ndërtohen kundër fqinjëve ose kundër cilitdo qoftë. Ne duhet të ndërtojmë qëndrime të përbashkëta si fqinjë, sepse ne vazhdimisht i referohemi kritereve të Kopenhagës, kushti i parë sipas kritereve të Kopenhagës janë marrëdhëniet e mira fqinjësore, si për ne, ashtu edhe për Bullgarinë. Atë që jemi duke bërë ne në muajt e fundit, të gjitha vizitat e ministrave për Çështje Evropiane, ministrave të Punëve të Jashtme, është të apelojmë për të gjitha ato shqetësime tona, jo për të përgatitur terrenin për rinegocim të asaj që është negociuar. Megjithatë, në njëfarë mënyre të gjejmë mënyrë, siç përmendi ministri Birn, që procesi ynë të ketë fund”, tha Murtezani.

Birn, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë hapash për dialog me Sofjen zyrtare mund të priten më tej dhe çfarë garanci mund të presë Maqedonia nga BE në lidhje me procesin e negociatave me BE-në, tha se rruga e vendit drejt BE-së është e mundimshme, por shtoi se do të punojë çdo ditë për të lehtësuar procesin.

“Me të vërtetë e çmoj faktin që rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është e mundimshme. Këtu isha tre vjet më parë pas propozimit dhe marrëveshjes franceze dhe besojmë se duhet të zbatohet, kështu do të hapet procesi i negociatave. Nuk mund të jap asnjë garanci në jetë, përveç se do të punoj çdo ditë për të lehtësuar pranimin tuaj në BE në bazë të meritave. Të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së do të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe ne besojmë fuqimisht se marrëveshja që u bë para tre viteve, kur të zbatohet nga ju, do të hapë procesin e negociatave. Nuk ka asnjë justifikim tjetër sipas mendimit tim, kështu do të hapen negociatat, negociatat duhet të hapen. Gjuha maqedonase njihet nga BE-ja, marrëveshja Fronteks është përbërë në gjuhë maqedonase. Shqipëria do t’i bashkohet BE-së, kështu që gjuhët maqedonase dhe shqipe do të kenë të njëjtin status si frëngjishtja dhe gjermanishtja, ashtu si gjuha ime irlandeze, gaelike, unë mund të flas në BE në atë gjuhë. Dhe kur të jeni anëtarë të BE-së, nuk kam dyshim se do të jeni në gjendje të flisni maqedonisht ose shqip ose anglisht ose frëngjisht”, tha Birn.

Ai theksoi se në atë tryezë të gjithë e kanë statusin e njëjtë, të gjithë mund të flasin në gjuhën amë, ta shprehin kulturën e njëjtë.

“Ky është premtimi i BE-së, vendeve si tonat u jep mundësi që më mirë të shprehen, ta shprehin kulturën, gjuhën e vet dhe ne si Irlandë dhe si presidencë do ta punojmë për këtë, marrëveshjet të zbatohen, të respektohen dhe të fitohen përfitimet prej tyre”, tha Birn.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More