Mustafa Dauti në Prishtinë: Pjesë e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe takim me Albin Kurtin

nga Redaksia

Prishtinë, 12 gusht – Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, me ftesë të drejtorit të kësaj agjencie, Agron Llugaliu. Në aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski.

Gjatë ceremonisë u diplomua gjenerata e re e kadetëve, të cilëve Dauti u uroi suksese në angazhimet e ardhshme për mbrojtjen e kufijve dhe lehtësimin e tregtisë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, Dauti pati edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u bisedua për bashkëpunimin rajonal në fushën e doganave dhe forcimin e koordinimit në parandalimin e tregtisë ilegale.

“Përpjekjet tona të përbashkëta në mbrojtjen e shteteve, parandalimin e tregtisë ilegale dhe sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të tregtisë legale përbëjnë themel për bashkëpunim të forcuar, të cilin do të vazhdojmë ta kultivojmë,” deklaroi Dauti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More