Mustafa i PDK-së: 20 euro rritje të pensioneve, qe rezultati 4 vjeçar i këtyre

nga D V

Ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 euro nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ky është “rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie”.

Postimi i Mustafës:

Qeveria i paska rritë pensionet për hiq më shumë se 20 euro!

4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro!

Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit!

Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët!

Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do ti nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe!

Koha për pensione e paga të dinjitetshme po vjen me Kryeministrin Bedri Hamza!

Nuk ka rrugë tjeter!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More