Mustafi: Evropa po ia thotë troç Beogradit – mjaft me diskriminimin e shqiptarëve

nga D. V.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të fortë për Serbinë, duke i kërkuar autoriteteve serbe që të ndalojnë menjëherë diskriminimin ndaj pakicave kombëtare, përfshirë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi në një reagim në Facebook , e quajti këtë rezolutë “një kambanë alarmi që nuk mund të injorohet më”, duke shtuar se “Evropa po ia thotë troç Beogradit: mjaft me fasadën e të drejtave të pakicave”.

Në rezolutë theksohet se mbrojtja që Serbia pretendon se u ofron pakicave është vetëm formale dhe se përfaqësimi i tyre është “nën kontrollin e qeverisë”. Sipas Mustafit, kjo përfaqëson një “tallje me demokracinë”.

“PE dënon abuzimin e identiteteve kombëtare për të mbjellë përçarje dhe gjuhën e urrejtjes kundër pakicave. Sikurse, vonesa e Serbisë në hartimin e planit për të drejtat e pakicave tregon mungesë vullneti.

Ai shton se në pikën 38, PE kërkon “qasje të barabartë në media për të gjitha komunitetet” dhe i bën thirrje autoriteteve serbe “të zgjerojnë disponueshmërinë e shërbimeve të transmetimit publik në të gjitha gjuhët e pakicave në të gjithë vendin”.

Mustafi e mbyll reagimin e tij me një thirrje të qartë: “Serbia duhet të zbatojë urgjentisht rekomandimet e PE! Sidomos, të drejta të plota për shqiptarët dhe pakicat e tjera!”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More