Myftinia e Tetovës: Skandal i radhës nga tradhtari i Myftinisë së Tetovës, UD Selver Xhemaili

nga Redaksia

Tetovë, 25 shkurt – Myftinia e Tetovës njofton se më datë 23 në orët e vonshme, bashkëpunëtori i tradhtarit Selver Xhemaili, Muhamed Berzati, me dy njerëz në mënyrë banditeske dhe kriminele, hynë në Objektin e Shërbimeve Fetare dhe Sociale, duke e thyer drynin e derës kryesore dhe ndryshuar çelësat e derës, transmeton Zhurnal.

“Më datë 23 shkurt, 2025 në orët e vonshme, bashkëpunëtori i tradhtarit Selver Xhemaili, tradhtari Muhamed Berzati, me dy njerëz në mënyrë banditeske dhe kriminele, hynë në Objektin e Shërbimeve Fetare dhe Sociale, duke e thyer drynin e derës kryesore dhe ndryshuar çelësat e derës.

Myftinia e Tetovës në krye me Myftiun e saj, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi bashkë me anëtarët e Organit Vendimmarrës të Myftinisë dhe hoxhallarët e Myftinisë, dënojnë këtë akt makabër dhe kriminel!
Ps. Më poshtë janë disa foto dhe video incizimi i thyerjes së derës së Objektit për Shërbime Fetare dhe Sociale!”, thuhet në njoftimin.

Kliko në linkun: https://www.facebook.com/qaninesimii/posts/pfbid0vzgUjSNFVf6Z5pU2Cttmu9jr4Yui61A71jQY8FtyFfdSovqsCyLqgKykzFRFkVYnl

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More