Nagavci: Vendimi i Kushtetuese konfirmon se konstituimi është përgjegjësi e subjekteve fituese – Votimi i fshehtë nuk është kundërkushtetues

nga D. V.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon qartë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit të Kosovës bie mbi subjektet fituese të zgjedhjeve, veçanërisht mbi tre partitë më të mëdha që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në Kryesi, raporton Ekonomia Online.

“Besoj ajo që është e qartë është se VV-ja është munduar që ta trajtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në aspektin juridik. Vendimi e dëshmon edhe një herë atë që e kemi thënë – që konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e subjekteve fituese të zgjedhjeve, e veçmas tri subjekteve më të mëdha, të cilat do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kryesi të Kuvendit,” tha Nagavci.

Ajo tha se nuk ka asnjë indikacion nga vendimi i Kushtetueses që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën, duke lënë të kuptohet se ai do të përdoret sërish në përpjekjen për konstituim.

“Gjykata Kushtetuese askund nuk e ka cekur që votimi i fshehtë është kundërkushtetues. Besoj që edhe sot do të vazhdohet me të njëjtin votim,” u shpreh ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More