Shkup, 16 korrik – Në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë, janë zgjedhur unanimisht Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kolareviq për prokuror të rinj publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Për dy pozicionet kanë konkurruar gjashtë prokurorë, Natasha Pop Trajkova, Katerina Kolareviq, Aleksandar Markoski, Dejan Petreski, Zoran Markoski dhe Ana Stojkoviq Dimitrovska.
Këshilli e mori vendimin pas një vlerësimi paraprak të kualifikimeve profesionale të kandidatëve të paraqitur.
Në seancën e sotme, prokurorët Darko Jakimovski dhe Vladimir Millosheski u zgjodhën prokurorë të rinj në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup.
Më pas, Këshilli do të shqyrtojë pikën për ndryshimin e orarit vjetor të punës.