Darko Jakimvoski dhe Vladimir Milloshevski janë zgjedhur prokuroroët e rinj të Prokurorosë së Lartë Publike të Shkupit

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Këshilli i Prokurorëve Publikë sot e ka zgjedhur unanimisht Darko Jakimovskin dhe Vladimir Millosheskin, prokurorë të deritanishëm të Prokurorisë Themelore Publike e Shkupit, për anëtarë të rinj të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit.

Në garë për këto dy pozita, përveç Jakimovskit dhe Millosheskit, ishin edhe prokurorët Aleksandar Markoski, Marija Gjorgeva, Sanja Burjakoska Kitanovska, Zoran Markoski, Lubomir Lape, Jasmina Kosteska Zdraveska dhe Spasenka Andonova.

Prokurori publik i Republikës, Lupço Kocevski, vlerësoi të gjithë kandidatët e regjistruar gjatë votimit, duke theksuar cilësinë dhe përkushtimin e tyre.

Këshilli vazhdon me zgjedhjen e dy prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të cilët janë paraqitur prokurorët Natasha Pop Trajkova, Katerina Kolareviq, Aleksandar Markoski, Dejan Petreski, Zoran Markoski dhe Ana Stojkoviq Dimitrovska. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More