NATO kërkon nga Serbia përgjegjësi për aktet e dhunës që ndodhën në veri të Kosovës

nga D V

Ndihmës Sekretari i NATO-s, Boris Ruge pas vizitës në Kosovë ku është takuar me zyrtarë të shtetit, ka vazhduar vizitën e tij në Serbi.

Ruge është takuar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në “X”, Ruge ka shkruar se NATO pret nga Serbia që të ndihmoj në sigurimin e përgjegjësisë për aktet e dhunës që ndodhën veri gjatë vitit të kaluar.

“Diskutim i mirë me Presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, të cilat shpresojmë t’i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar Ruge.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More