Ndahet nga jeta babai i Kryetarit të Tearcës, Daut Memishit

nga D. V.

Shkup, 2 janar – “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi” (Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun)
Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se ka ndërruar jetë Sadri Memishi, babai i Kryetarit të Komunës së Tearcës.
Lajmi për ndarjen nga jeta të të ndjerit ka pikëlluar familjen, të afërmit, miqtë si dhe opinionin më të gjerë. Varrimi i tij do të bëhet pas faljes së namazit të xhumasë, në fshatin Sllatinë.

Familja Memishi ka pranuar ngushëllime të shumta, ndërsa qytetarë dhe bashkëpunëtorë shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për Kryetarin e Komunës së Tearcës dhe familjen e tij në këto momente të vështira.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More