Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani

nga Xh M

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Harasani, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste për dy legjislatura, vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e pashërueshme.

Njoftimi i familjes

Familja e tij ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen, duke e përshkruar Harasanin si një njeri të fortë dhe të dashur.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait dhe mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit.

Detajet për ceremoninë e lamtumirës do të ndahen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e familjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More