Ndalim për kamionë në rrugën Ohër – Manastir afër Qafës së Bukovës për shkak të kushteve dimërore

nga Xh M

Ohër, 6 prill – Nga ora 17:00 ndalohet drejtimi i automjeteve të rënda (TVM) në rrugën Ohër – Manastir, te Qafa e Bukovës. Shkak për këtë masë janë kushtet e pafavorshme të motit, ku përfshihen reshjet e borës dhe rrëshqitjet e rrugëve, gjë që krijon rrezik sigurinë e trafikut.

Drejtuesve të TMV-ve u bëhet thirrje që të shmangin këtë rrugë dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet dhe paralajmërimet e qarkullimit. Të gjitha automjetet e tjera do të vazhdojnë qarkullimin pa kufizime, ndërsa shërbimet kompetente po punojnë në mënyrë aktive në mirëmbajtjen e rrugëve dhe pastrimin e borës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More