Ndalohet një person në rrugën Tetovë – Gostivari, voziti makinën me shpejtësi 174 km/h

nga D. V.

Shkup, 10 nëntor – MPB Maqedoni njofton se dje (09.11.2025) në orën 12:13 në rrugën Tetovë – Gostivar, në afërsi të pikës së pagesës rrugore Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë arrestuar personin J.XH.(31) nga f. Raven i Gostivarit, me vendbanim në Zvicër.

“Gjatë kontrollit në trafikun rrugor me radar, zyrtarët policorë kanë konstatuar se ai drejtonte automjetin e tipit “Shkoda” me shpejtësi 174 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër tyre do të bëhen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More