Ndalohet një person nga Tetova, drejtonte makinën në gjendje të alkoolizuar

nga D. V.

MPB Maqedoni njofton se është ndaluar një person nga Tetova, i cili është kapur duke vozitur në gjendje të alkoolizuar.

“Më 24.07.2025 në orën 01:15, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore në Tetovë e kanë privuar nga liria D.B. (42) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, oficerët e policisë kanë ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte D.B., dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ka qenë 1.94%”.

“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More