Ndalohet shoferi që sot me kamion aksidentoi një çiklist në Gostivar

nga D. V.

Në Gostivar sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilën ka humbur jetën një person.

Nga atje thonë se kanë ndaluar personin i cili shkaktoi aksidentin.

“MPB njofton se sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar shoferin H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi se në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.

I.M. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More