Ndërmarrja Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizimi: Kujdes dhe efikasitet gjatë përdorimit të ujit

nga Redaksia

Shkup, 21 korrik – Ndërmarrja Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizimi alarmon për rritje enorme dhe të pakontrolluar të shfrytëzimit të ujit në nivel ditorë, gjë që siç njoftojnë po shkakton prishje të stabilitetit në sistemin e ujësjellësit.

Për këtë arsye, thonë ata, sistemi i ujësjellësit shpesh po funksionon me presion të ulët dhe ndërprerje të përkohshme të ujit në disa pjesë të qytetit.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme, të shmangin përdorimin e panevojshëm për ujitjen e gjelbërimit, kopshteve, apo livadheve, të mos lajnë makinat dhe të mos i mbushin pishinat.

Ata po ashtu u bëjnë thirrje edhe organeve të vetëqeverisjes lokale, që në pajtueshmëri me kompetencat dhe përmes shërbimeve që i kanë në dispozicion të angazhohen në rritjen e vetëdijes te qytetarët për përdorim racional të ujit të pijshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More