Në rrjedhë është pagesa nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

nga D V

Shkup, 6 dhjetor – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë  informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2024 ka filluar më 5 dhjetor dhe vazhdon edhe sot, më 6 dhjetor 2024. Me pagesën janë përfshirë të drejtat për ndihmë minimale të garantuar, shtesa për strehim, shtesa e përhershme, ndihma financiare e njëhershme, e drejta për sigurim social për të moshuarit – pension social, ndihma monetare për azilkërkuesit – strehim dhe Invaliditeti civil.

Siç informojnë nga Ministria, pagesa është në rrjedhë edhe për të drejtat e mbrojtjes së fëmijëve – ndihma e garantuar e fëmijëve, shtesa e posaçme, shtesa prindërore për fëmijën e tretë, shtesa prindërore për fëmijën e katërt, ndihma e vetme prindërore, kompensimi monetar për arsimin dhe studimin dhe ndihma e njëhershme financiare për të sapolindurit.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të informojë publikun në mënyrë plotësuese për datën e pagesës së të drejtave të mbetura nga mbrojtja sociale (rimbursimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër; kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar; kompensim për strehim në familje kujdestare), i cili do të realizohet gjatë këtij muaji”, njoftojnë nga Ministria.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë  kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 5 dhjetor 2024.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela  pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

– 05.12.2024– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL0

– 06.12.2024– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More