Gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), ndërmarrjet shtetërore në Kinë regjistruan performancë të përmirësuar, duke forcuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të ekonomisë dhe shoqërisë, shkruan “Xinhua”.
Nga viti 2021 deri në vitin 2025, totali i aseteve të ndërmarrjeve shtetërore nën sistemin e mbikëqyrjes së aseteve shtetërore u rrit në 387 trilionë juanë (rreth 55.22 trilionë dollarë amerikanë), duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 10.5 për qind, u bë e ditur në Konferencën Kombëtare të Rregullatorëve lokalë të Aseteve Shtetërore.
Në 11 muajt e parë të vitit 2025, ndërmarrjet shtetërore të mbikëqyrura në nivel lokal shënuan një prodhim me vlerë të shtuar prej 6.9 trilionë juanësh dhe përfunduan investime në asete fikse me një total prej 5.3 trilionë juanësh, duke mbështetur kështu stabilitetin ekonomik dhe mirëqenien publike.
“Performanca dhe fitimet e ndërmarrjeve shtetërore në Kinë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin dhe cilësinë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit”,- tha Zhang Yuzhuo, kreu i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve Shtetërore të Këshillit të Shtetit.