Ndërroi jetë në Manastir Risto Qiriazi, pinjolli i familjes së shquar shqiptare Qiriazi

nga D. V.

Është ndarë nga jeta Risto Qiriazi, një nga personalitetet e fundit të familjes së njohur shqiptaro–ortodokse të Manastirit.

Ai u dallua për guximin dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje të identitetit shqiptar–ortodoks, duke ndjekur shembullin e vëllezërve Qiriazi, përcjell INA.

Përballë presioneve dhe përndjekjeve, ai mbeti i palëkundur në ruajtjen e gjuhës, fesë dhe trashëgimisë shpirtërore e kombëtare.

Me humbjen e tij shuhet një zë i rëndësishëm i kujtesës historike, por mbetet një testament i çmuar për brezat që vijnë. U prehtë në paqe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.

Risto Qiriazi ishte pasardhësi i denjë i një familjeje që është gurthemel i identitetit tonë kombëtar – familjes Qiriazi të Manastirit: Kristo, Gjerasim, Gjergj, Sevastia e Parashqevi, që kontribuan me përkushtim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kombëtare.. Ai ka lënë pas një djal i cili jeton në Manastir.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More