Ndotja e ajrit, MMPH vendos në funksion portal për cilësinë e ajrit

nga D. V.

Shkup, 17 dhjetor – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) sot njoftoi se është vënë në funksion ueb portali i ri për cilësinë e ajrit, i cili mund të ketë qasje përmes adresës ekzistuese https://air.moepp.gov.mk.

“Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit, ashtu si edhe më parë, mund t’i shihni në kohë reale. Risi është fakti se ato krahasohen me indeksin e ri, i cili është në përputhje me Indeksin evropian të cilësisë së ajrit që ka filluar të zbatohet më 4 korrik 2025. Ueb faqja e internetit ka performancë të përmirësuar, analiza më të përmirësuara në pjesën e tejkalimit të vlerave kufitare gjatë vitit aktual, si dhe analiza vjetore për vitet e mëparshme”, theksojnë nga Ministria.

Gjithashtu, siç shtojnë nga MMPH-ja, është lëshuar edhe një aplikacion për shfaqjen e të dhënave mbi cilësinë e ajrit për Android dhe iOS, ku linqet për shkarkim mund të gjenden në faqen e internetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More