Ndryshim në kabinetin qeveritar të Ramës

nga Xh M

Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar ka pasur dhe një vendim për ndryshim në qeveri. Fjala është për zv.ministrin e Mbrojtjes, Dorian Tola, i cili nuk do të jetë më në këtë detyrë, pas mbledhjes së qeverisë Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More