Ndryshime të mëdha në Qeverinë britanike, Lammy bëhet zëvendëskryeministër

nga L. M

David Lammy është zgjedhur zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe dhe ministër i Drejtësisë, si pjesë e ndryshimeve në Qeverinë britanike të Keir Starmerit pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner.

Rayner u dorëhoq pasi pranoi se ka paguar më pak taksa se që duhej për pronën e re. Ajo akuzohej se ka shmangur pagësë prej rreth 40 mijë funtesh.

Yvette Cooper do ta zëvendësojë Lammyn si Sekretar i Jashtëm.

Shabana Mahmood, si ministre e deritashme e drejtësisë, do të kalojë në Ministrinë e Brendshme.

Qeveria po ashtu ka caktuar ministra të rinj në dikasteret për mjedis,  ekonomi, punësim e pensione.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More