Ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë, Janevska takon Rektorët e Universiteteve

nga Xh M

Nga gjysma e muajit janar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka filluar takimet intensive me rektorët e universiteteve publike në vend. Sipas informacioneve të Alsat, takimet mbahen me qëllim harmonizimin e qëndrimeve të universiteteve për ndryshimet që duhet bërë në Ligjin për arsimin e lartë. Të pyetur zyrtarisht për qëllimin e këtyre takimeve dhe a fshihet prapa tyre edhe ideja e shkrirjes së universiteteve private dhe disa prej tyre publike, nga MASH nuk morëm përgjigje. Në kuadër të ndryshimeve ligjore do të harmonizohen edhe dispozitat për njohjen e programeve studimore, forcimin e kritereve, kuadrin akademik dhe njohjen e thirrjeve akademike. Takime të tilla pritet që të vazhdojnë në fundjavë, ndërsa në mesin e muajit shkurt mund të ketë një draft të gatshëm mbi plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More