Ndryshimi drastik i motit – mbërrin vala e ftohtë nga Sibiri, priten reshje të dëborës

nga Xh M

Të dielën e 6 prillit, vendi ynë do të jetë në ndikimin e ndryshimit drastik të motit, madje edhe me reshje të dëborës.

Sipas MeteoAlarm, depërtimi një vale të ftohtë drejtpërdrejtë nga Sibiri, do të rezultojë me formimin e një cikloni sekundar të borës, kurse temperaturat do të shënojnë rënie për 10 deri 15 gradë në krahasim me ato të së shtunës.

Pikërisht ky ciklon, sipas MeteoAlarm, do të kushtëzojë reshje të rrëmbyeshme të shiut, kurse ne vendbanimet malore si dhe në Qendrat e Skijimit por edhe në mjedise urbane do të kalojnë në reshje dëbore. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë të kohëpaskohshme të fuqishme me mbi 65 kilometra në orë.

MeteoAlarm paralajmëron se në Qendrat e Skijimit do të formohet shtresë dëbore prej 10 deri 20 centimatra, kurse nëpër qytete të pjesës perëndimore të vendit do të jenë nga 5 deri 10 centimetra.

Për ndryshimin e motit alarmojnë edhe nga Qendra për Menaxhim me Krizat dhe Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

Sipas tyre, në orët e pasditës dhe mbrëmjes ekziston mundësia për paraqitje lokale të reshjeve të shkurtëra intensive të shiut, që mund të ndikojë në rritjen e shpejtë të ujit nëpër shtretërit e lumejve.

QMK dhe DPHM bëjnë thirrje për lëvizje me kujdes përskaj lumejve të vegjël dhe shtretërve të tyre në kohën e reshjeve intensive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More